Gjesti shfaqet në gjendje të keqe emocionale, postimi i tij i fundit habit ndjekësit
August 9, 2025Gjesti ka befasuar ndjekësit me një video të publikuar në InstaStory. Në sfond dëgjohet muzikë turke, ndërsa në ekranin e telefonit shfaqen dy fotografi që duket se nuk janë zgjedhur rastësisht.
E para, këmbë vajze të kapura gjatë pushimeve. E dyta, dy arusha me mbishkrimin “Me and You”, që shoqërohet me një detaj intrigues, datën 23 korrik.
Ky element ka mjaftuar që në rrjet të nisin menjëherë dyshimet dhe pyetjet mbi atë se kujt i drejtohet ky postim provokues i Gjestit.



revista.one/