Gjesti tregon për konfliktin me distributorin: Padrejtësia po më pengon..

Gjesti tregon për konfliktin me distributorin: Padrejtësia po më pengon..

August 14, 2025 0

Gjesti sqaron fansat lidhur me situatën e fundit ku projekteve të tij muzikore janë bllokuar. Ai ka vendosur të shpjegojë arsyet pse disa projekte që prisnin të publikoheshin janë vonuar.

Në një periudhë ku industria muzikore shpesh sjell sfida të papritura, Gjesti tregon se ka përjetuar disa konflikte dhe padrejtësi nga distributori i mëparshëm, gjë që e ka detyruar të marrë vendime të vështira për të mbrojtur punën e tij dhe të ardhmen e projekteve të tij

Më poshtë është sqarimi i plotë i Gjestit:

“Sqarim

E ndjej si detyrë me nda me juve disa gjëra që i kam mbajtur në vete për një kohë të gjatë.

Të vetmit që i kam pasur gjithmonë përkrah janë publiku im, edhe ju e meritoni me e pas një sqarim nga ana ime.

Këtë sezonë unë jam detyruar me i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë ngë distributori paraprak.

Fatkeqësisht detyrohem që derisa këto konflikte te zgjidhen, me i mbajt krejt këto projekte për vete pasi që refuzoj kategorikisht me publiku ndonjë projekt me këtë distributor.

Unë shpresoj dhe besoj shumë se këto konflikte kanë me u rregullu shumë shpejt në mënyrë që unë të filloj me publikimin e projekteve direkt.

Kam punuar shumë veç me u mundu që sado pak me ju shpërbly krejt mbështetësve të mi dashurinë e mbështjetjen që ma keni dhënë çdo ditë.

Besomni që mezi po pres me i nda me juve këto projekte, edhe besomni që nuk do të dorëzohem kurrë derisa drejtësia të gjej vendin e vet”.

Ndërkaq nuk ka munguar mbështetja e fansave të tij.

revista.one/