Gjesti zbukuron kokën me unaza, po vjen me këngë të re…

Gjesti zbukuron kokën me unaza, po vjen me këngë të re…

April 29, 2025 0

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, ka fshirë të gjitha postimet në Instagram.

Ai ka ndarë një fotografi duke iu treguar fansave se po fillon një etapë të re në jetën e tij.

Besart Kelmendi (emri i vërtetë) ka nisur përgatitjet për projektin e ri dhe se do të vijë shumë shpejt.

“Rrini gati. Epokë e re”, ka shkruar ai.

Artisti shfaqet me një stil unik, teksa në flokë ka vendosur rruaza shumëngjyrëshe.

Shumë nga komentet qenë pozitive për paraqitjen e tij, duke qenë se Gjesti edhe në Big Brother ka shfaqur të gjitha ngjyrat.

Pritet të shihet se si do të jetë ky projekt dhe nëse po vjen me ndonjë bashkëpunim.

Ndërkohë, Gjesti e ka bërë paraqitjen e tij të parë në një program si “Portokalli”.

Unë Big Brother 4 e fitova Albania. Më njeh e gjitha bota dhe jam krenar. Faleminderit shumë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, me 100 mijë euro theksoi se do të investojë në karrierë dhe në të tjera gjëra.

“Do të investojë në karrierën time, për njerëzit që i dua që i kam afër zemrës”, shtoi mes tjerash.

Sa i përket raportit me Egli Takon, këngëtari pejan nuk dha ndonjë përgjigje definitive.

revista.one/