Gjestit në koncert fansat i japin dhuratë për Egli Takon
May 25, 2025Gjesti në një performancë të fundit mori një dhuratë nga fansat që ishte për Egli Takon.
“Do t’ia jap. Faleminderit shumë”, ka qenë përgjigja e artistit pejan.

Ai më pas performoi disa nga këngët e tij më të famshme që i janë shndërruar në hite.
Pak ditë më parë në një intervistë theksoi se është me Eglin, por që janë shumë të zënë me angazhime profesionale.

Gjesti ka performuar mbrëmë (e shtunë) në Zvicër përpara një audience tejet të madhe.
Fituesi i Big Brother VIP Albania 4 u shfaq i emocionuar në një moment gjatë performancës.
Ai u shfaq duke fshirë lotët e më pas duke vazhduar me këngën e tij të radhës që do ta këndonte.

Artisti pejan fitoi fansa gjithandej nëpër botë ku ka shqiptarë, që e përkrahën jashtëzakonisht në këtë rrugëtim.

revista.one/