Gjiko shpallet i pafajshëm për akuzën se abuzoi me të miturën! Reagon bashkëshortja

Gjiko shpallet i pafajshëm për akuzën se abuzoi me të miturën! Reagon bashkëshortja

June 16, 2025 0

Këngëtari nga Kosova, Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me akuzat për përdhunim dhe armëmbajtje pa leje.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se “sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditë gjithmonë, ti je i pafajshëm”.

Këngëtari nga Kosova, Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë në lidhje me akuzat për përdhunim dhe armëmbajtje pa leje.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati dhe bashkëshortja e tij, Elita Rudi, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se “sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditë gjithmonë, ti je i pafajshëm”.

Në postimin e ndjerë për të shoqin, ku krahas mesazhit ka publikuar edhe një video me momentet e  tyre më të bukura, Elita shprehet se për ta sot u mbyll një plagë që u dhembi, por kurrë nuk i ndau.

“Ti kurrë s’e ule kokën, punove më shumë se kurrë, e kur unë dobësohesha, forca jote më ngriti. Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha”, ka shkruar ajo.

“Sot mbyllet një plagë që na dhembi, por kurrë nuk na ndau. Sot u vërtetua ajo që zemra ime e ka ditë gjithmonë: ti je i pafajshëm. I kemi duru fjalë, akuza, dyshime… por asnjëherë s’u dorzuam. Më kujtohet si sot kur me the: ‘Nese ti je me mu, s’ka rëndësi kush është kundër, veç me pas ty mjafton.’ Ti kurrë s’e ule kokën, punove më shumë se kurrë, e kur unë dobësohesha, forca jote më ngriti. Sot qaj nga gëzimi që e vërteta u tha. Përpara kemi veç dritë bashkë, më të fortë se kurrë!”, ka shkruar ajo.

Ndërkohë, përmes një postimi në Facebook, avokati Kujtim Kërveshi, që ka përfaqësuar Gjikon në këtë proces, u shpreh se “Gjiko ka hyrë i pafajshëm dhe doli i pafajshëm dhe i pastër si loti!”

Reagimi i avokatit:

“Për gjitha palët e interesuara

Në cilësinë e mbrojtësit të z. Asdren Gjikolli, Gjiko, njoftoj të gjitha palët e interesuara se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka liruar sot nga akuza z. Gjikolli. Dy nga pikat e aktakuzës kanë arritur parashkrimin absolut, ndërsa për veprat penale, dhunimin dhe armëmbajtjen pa leje, është liruar nga akuza.

Asdren Gjikolli, Gjiko, gjatë procesit të mbyllur gjyqësor është përballë me një situatë të pa qenë, me të cilën është përballur me kokën lartë dhe me pastërtinë e tij të plotë para çdo situate.

Gjykata ka qenë maksimalisht e kujdesshme në vlerësimin e çështjes, dhe ka sjellë një aktgjykim meritor që jemi të bindur se do ta përballojë çdo ankimim në gjykimin e kësaj çështjeje në shkallë të tjera të gjyqësorit.

Duke qenë se gjykimi ka qenë i mbyllur, rezervohem të jap çfarëdo informacioni që diskrediton detyrën e avokatit apo sistemin tonë të drejtësisë meqë gjykimi ka qenë i mbyllur!

Ashtu siç kam deklaruar nga fillimi, Gjiko ka hyrë i pafajshëm dhe doli i pafajshëm dhe i pastër si loti!

Falënderoj ekipin e shoqërisë së avokatisë Kërveshi & Partners Laë Firm për përgatitjet e jashtëzakonshme profesionale që kemi bërë në këtë rast!

Ju faleminderit, Kujtim Kërveshi”.

revista.one/