Gjiko shtrohet në spital, që andej tregon për këngën e re me Ermal Fejzullahun
June 23, 2021Gjiko realizon klipe unike, po ashtu i paralajmëron edhe në mënyra shumë të veçanta.
Krijuesi i hitit “Coco Jumbo” ka shpërndarë së fundmi një video në rrjete sociale të realizuar në Spitalin Amerikan. Me anë të saj njofton se është në finalizim të projektit të ri.
Në bashkëbisedimin e bërë me mjekun, Gjiko ndan një pjesë të këngës që është bashkëpunim me artistin Ermal Fejzullahu dhe thotë se nuk ka asgjë por e gjithë kjo është për shkak të këngës së tyre.
Ky bashkëpunim siç edhe mund të dëgjohet në video, besohet se do të jetë një nga hitet e verës.
“Isha te Spitali Amerikan më thanë ti je mirë por kënga shumë e ‘smut’”, ka shkruar ai.
Projekti është realizuar si gjithnjë në ‘Redbox’ përkatësisht nga producenti i njohur BigBang. Kënga pritet të lansohet të premten (25 qershor).