“Gocë Tirone”, vajza e Për’puthen kundër djemve nga Malisheva: Unë me tatuazhe, ti nga…
September 26, 2025Konkurrentja e “Për’Puthen”, Marsiela, ka ndezur debat të madh në studio dhe rrjetet sociale me deklaratat e saj për Indritin, djalin nga Malisheva.
Gjatë një bisede me konkurrentin Indrit, i cili vjen nga ky qytet, Marsiela tha hapur se nuk mund të përshtatet me të si karakter, duke e argumentuar këtë me origjinën e tij:
“Ne nuk përshtatemi si karakter sepse ti vjen nga Malisheva. Është një vend me mentalitet të mbyllur, ndërsa unë jam një vajzë me tatuazhe që nuk përshtatem për atë vend,” – u shpreh ajo.
Marsiela shtoi se njeh mirë Kosovën dhe rrethinat e saj, dhe se ka plot miq nga këto zona. Megjithatë, sipas saj, mënyra e jetesës dhe mentaliteti i Malishevës nuk përputhen me stilin e saj të hapur.
Deklarata e saj ka shkaktuar reagime të forta. Shumë ndjekës e kanë konsideruar komentin paragjykues dhe ofendues ndaj qytetit të Malishevës, ndërsa të tjerë e kanë parë si një mendim personal që tregon hapur standardet e saj për zgjedhjen e një partneri.
Marsela ka zgjedhur të prezantohet me pritshmëri të larta për dashurinë, teksa thotë se është ‘gocë Tirone’. Me një hyrje të guximshme në studio, e reja e cila preferon të thirret Marsiela, tregon se puthjen e parë e ka dhënë përmes televizorit, e sa për të fundit, tha se ‘nuk mbahet mend’.
“Puthja e fundit nuk mbahet mend, më është tharë pështyma”, tha konkurrentja.
Marsiela, u shpreh se ka pritshmëri të larta për dashurinë në emision. “S’më pëlqen një çunak pjeshkë, një mashkull femëror që nuk ka arritur karakterin e fortë për të qenë një mashkull”, tha ajo.
revista.one/