Graciano flet për krisjen me Argjirën: Donte fëmijë, nuk isha gati

Graciano flet për krisjen me Argjirën: Donte fëmijë, nuk isha gati

April 19, 2024 0

Rikthimi i Gracianos në ‘BBV3’ mund të jetë bërë shkak për një krisje me partneren e tij, Argjira Spanca ku kjo e fundit nuk është bërë më ‘e gjallë’ për të mbështetur Gracianon teksa ky i fundit u bë përsëri pjesë e formatit. 

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur me Argjirën, e ndërsa banori ka reaguar sikur nuk e ka kuptuar për çfarë bëhet fjalë, por la të nënkuptohej se diçka nuk shkon mes tyre.

Pjesë nga biseda me Eglën:

Graciano: Nuk di për çfarë po flet Egla. Por jo..

Egla: E paske qelb muhabetin.

Graciano: Jo.

Egla: Po sigurisht që e ke qelb.

Më pas biseda mes tyre ka vazhduar teksa Graciano është shprehur: 

Nuk e kam menderosur. Thjesht kur ke shumë ngarkesë, kur ke shumë gjëra mbi kokë pa dashje, fillon e mer çik shumë zjarr. Korrektësia dhe përkushtimi po, por në disa gjëra edhe nxitohesh. Ndoshta ndonjëherë bëhesh dhe egoist pa dashje por jo me qëllim sepse varet nga rrethanat, kështu që… kjo është e gjitha. Kemi dhe momente që gabojmë, duke vënë veten përpara.”– shprehet banori.

Pjesë nga biseda me Françeskën:

Graciano: Jam zënë. Edhe më thënë të drejtën mezi pres ndonjë gjë ajo më ka thënë që mos më përmend brenda.  Jam pak si në alarm. Shpresoj që kur të dal të ftillohem. Dhe ditën që e pyeta mamin, tha që kishte folur por situata ishte si e ftohtë.

Françeska: Ajo e ka me qejf si gjë?

Graciano: Argjira e pati një vit, që e vendosi kështu që: “Dua, dua, dua”, por unë nuk isha gati.

Françeska: Nuk ju ka hapur probleme që ajo donte, ti nuk ishe gati.

Graciano: Jo sepse duhet ndjerë mirë nga të dyja palët. Edhe kur thonë gratë, ose burrat: “Do ta bëjmë, do ta bëjmë”, duhet ndjerë nga të dy. Duhet të jetë e pjekur gjëja nga të dy.

Edhe ajo ka patur një mëdyshje sepse nuk ishin kushtet. Dashuria është shumë e madhe po ndonjëherë nuk mjafton. Nëse ndahem nga Argjira përfundimisht, se di, më duket shumë e vështirë për të filluar me një person tjetër. Më duket gati e pamundur, pavarësisht se jeta vazhdon dhe nuk diskutohet ai muhabet. Por në këto momente, nuk shikoj dot njeri tjetër.

revista.one/