Greqi/ Vrasja e 26-vjeçares nga i dashuri, shqiptari tregon si e nxorri trupi e pajetë nga deti: Dukej e gjallë…

Greqi/ Vrasja e 26-vjeçares nga i dashuri, shqiptari tregon si e nxorri trupi e pajetë nga deti: Dukej e gjallë…

July 24, 2021 0

Një shqiptar që jeton në Folegandro të Greqisë, Dashamir Pura, ka treguar për mediat greke momentin kur është nxjerrë nga deti trupi i pajetë i 26-vjeçares greke që u vra nga i dashuri i saj.

Ai ka dëshmuar për Protothema.gr se ka ndihmuar në nxjerrjen e trupit të pajetë nga deti, duke treguar se nga larg, vajza dukej e gjallë për shkak të lëvizjes së dallgëve. Pasi ka zbritur pëe ta ndihmuar, ai është futur bashkë me dy persona të tjerë për ta nxjerrë jashtë, por fatkeqësisht, e reja kishte vdekur.

“Pyeta se çfarë ka ndodhur dhe ata më thanë se një makinë ka rënë dhe një kufomë ndodhet në det.  Nga lart dukej sikur ishte gjallë për shkak se dallgët e lëviznin trupin e saj. Ne menjëherë zbritëm për ta ndihmuar. Unë u futa në det bashkë me dy persona të tjerë pasi nuk mund ta tërhiqja i vetëm. Të dy po e mbanin nga koka ndërsa unë po e shtyja derisa të dilnim në breg. Sapo erdhi mjeku u përpoq ta sillte në jetë por më kot. Unë prita atje derisa erdhi një varkë për ta marrë atë”, është shprehur Dashamir Pura..

Ndërsa një tjetër dëshmitar amerikan ka treguar si e pikasi trupin teksa ndodhej me gruan dhe me vajzën e tij. Christian Koziol i cili ndodhej në Folegandros për pushime, më 16 korrik pa trupin e pajetë 26-vjeçares pak pasi ishte vrarë nga Dimitris Vergos.

Të rinjtë kishin rreth një vit që njiheshin dhe nuk kishin ende një marrëdhënie serioze. Prindërit e vajzës e dinin që e bija shoqërohej me një person por ende nuk e kishin takuar atë në cilësinë e partnerit të saj. Kohët e fundit ajo i kishte thënë të ëmës se dyshohet se 30-vjeçari po i monitoronte mesazhet.

30-vjeçari pranoi krimin duke deklaruar se e shtyu të dashurën në shkëmbinj pas një sherri që kishin pasur pasi humbën rrugën për në vendin ku ishin nisur.

Ai u shpreh se zbriti poshtë dhe kur e pa, pa shenja jete ia mbathi menjëherë, pa menduar të kërkonte ndihmë. 30-vjeçari u transferua nga Folegandros në Naxos me anije të portit dhe u dërgua menjëherë në Departamentin e Policisë të ishullit, ndërsa më pas në Prokurorinë e Naxos.

revista.one/