Greqia hap kufirin, Kakavija dhe Kapshtica 24 orë në shërbim, udhëtarët të kenë me vete…

Greqia hap kufirin, Kakavija dhe Kapshtica 24 orë në shërbim, udhëtarët të kenë me vete…

July 1, 2021 0

Pas shumë ditësh i mbyllur dhe pjesërisht me orare të reduktuara, është hapur sot kufiri Shqipëri-Greqi dhe anasjelltas. Tashmë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm drejt vendit fqinj.

Lajmi është bërë me dije nga zyra e kryeministrit grek, Kiryakos Mitsotakis. Pika kufitare e Kakavijës dhe e Kapshticës do të qëndrojnë të hapura 24 orë për udhëtarët nga Shqipëria.

Personat  që duan të kalojnë kufirin, duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19, të kryer jo më shumë se 72 orë më parë, si dhe të kenë plotësuar 24 orë para formularin PFL (protokoll i shtetit grek).

Përveç punëtorëve sezonalë, tashmë do të lejohet të udhëtojnë edhe turistët nga Shqipëria, apo kushdo që ka planifikuar të vizitojë të afërmit në vendin fqinj.

revista.one/