Habit Laert Vasili: Dashuroj një prostitutë; mund isha vrasës profesionist; po të shkoja me burra…
November 27, 2024Laert Vasili ka rrëfyer në “Flet” me Ilnisa Agollin se çfarë do të ishte po të mos ishte bërë aktor, duke shokuar me deklaratën e tij. Ai u shpreh se do të ishte një vrasës profesionist i suksesshëm dhe kjo falë prindërve të tij.
Në bashkëbisedimin me Ilnisa Agollin, Vasili tregon se nëna e tij ishte një kolonele shumë e zonja, të cilën e shihte gjithmonë kur hynte në shtëpi me kallash, pistoletë dhe dy granata dore.
Laert Vasili: Unë shihja një njeri që ishte 1.50 metra, kolonele. Sipas një raporti të “Mossad”, ishte e dyta në traktatin e Varshavës pas një gjenerale që ishte në Gjermaninë Lindore, e dyta ishte mamaja ime në Shqipëri. Ajo që quhej mama për mua ishte një njeri me uniformë ushtarake, me çizme, me kallash, me dy bomba dore dhe me një pistoletë.
Ilnisa Agolli: Kjo ishte në fantazinë tënde?
Laert Vasili: Ç’fantazi moj?! Kështu hapej dera, vinte mamaja në shtëpi. Do përqendrohesh te unë të lutem?
Ilnisa Agolli: Jo, unë te ty jam, por mua s’më ka hyrë ndonjëherë mamaja…
Laert Vasili: E kishe oficere?
Ilnisa Agolli: Oficere jo, por kam njohur dhe personazhe, miq të mi që e kanë pasur mamanë kolonele, por nuk mund të hynte përveç çantës dhe gatimeve, qeseve. Jo të vinte e armatosur në një farë mënyre. Në ç’vit vinte mamaja e armatosur në shtëpi?
Laert Vasili: ‘83-shin.
Ilnisa Agolli: Ç’mendoje ti kur shikoje mamanë që hynte ashtu?
Laert Vasili: Se mos kisha parë mama tjetër unë. Nuk vinin konkurrente disa mama. Ajo ishte mamaja. Hynte mamaja, kishte dy bomba dore, kallashin dhe një pistoletë. Tani si mendon ti, kur hynte ajo brenda thoshte: ‘Shpirti i mamit, pashai i mamit, ku je?’.
Ilnisa Agolli: Tani unë po kuptoj shumë gjëra që më lidhen me vijueshmërinë e dialogut tonë, por kjo ishte e bukur gjithsesi.
Më pas, ai rrëfen dhe pjesën se çfarë do të bëhej po të mos ishte aktor, duke treguar se do të ishte një vrasës profesionist shumë i suksesshëm, kjo pasi kishte mësuar mjaft mirë si t’i fshihte gjurmët.
Laert Vasili: Laerti jo aktor, po deshe ti, unë mund të isha bërë vrasës profesionist. Po, do isha shumë i suksesshëm. Jam rritur nga dy kolonelë, di të fsheh çdo lloj gjurme.
Ilnisa Agolli: Këtë e the si Laerti, apo si aktor?
Laert Vasili: Ky është Laerti, aktorin e sheh në skenë.
Ilnisa Agolli: Pra Laerti jo aktor do ishte një vrasës shumë i suksesshëm.
Laert Vasili: Po, po.
Laert Vasili, ku u është përgjigjur shumë pyetjeve provokuese të Ilnisës dhe ka treguar shumë sekrete të tij. Ai tregoi për ngacmimet nga meshkujt e tjerë dhe shprehet se karriera e tij në nëse do kishte marrëdhënie homoseksuale në Athinë.
Laert: Nëse do kisha pranuar të kisha marrëdhënie homoseksuale në Athinë që sundon e ashtëquajtura “Velvet Mafia”, sot karriera ime mund të ishte në një stad tjetër, por nuk shkoj dot me burra
Ilnisa: Është një deklaratë e fortë, të kanë joshur vazhdimisht në Athinë?
Laert: Në Athinë po se diku 80% e meshkujve që punojnë në teatrin grek janë homoseksual, ata më respektojnë shumë.
Aktori rrëfeu se është i dashuruar me një prostitutë.
Pjesë nga biseda:
Do të dashuroheshe me një prostitutë?
Vasili: Jam i dashuruar me prostitutën…
Do më flasësh?
Vasili: Vështirë.
Pse e bëre?
Vasili: Më pëlqeu shumë. Ishte shumë e bukur dhe e doja shumë.
Të merr malli?
Vasili: Shumë.
Sa kohë ke që nuk flet me të?
Vasili: Është çështje kalendari jo e imja.
Je i dashuruar Laert?
Vasili: Po
Me prostitutën?
Vasili: Po.
Ilnisa Agolli: Ende?
Laerti pohon me kokë.
Çfarë është dashuria për ty?
Vasili: Kur ngelesh pa frymë. Kur i thashë ditën e parë të dua më tha çfarë dmth kjo, unë s’e dija që punonte. I thashë kur të pashë m’u bllokua frymëmarrja dhe gjeta veten duke të ndjekur nga pas gjë që unë s’e bëj në Tiranë të Re.
Shkove si klient?
Vasili: Jo jo, në rrugë, dashuria i thashë kur sheh dikë dhe ngelet pa frymë dhe harron gjithçka. Unë isha nisur për teatër kisha prova dhe nis atë ecja pas një femre shumë të bukur tek lagjja ku jam rrit Tiranë të Re.
E dëshiroi ajo takimin me ty më pas?
Vasili: Të dy. Ajo e vuante që kishte rënë në dashuri sepse për punën i bënte shumë keq. Ishte një rrëfim që m’u bë pas ndarjes së 7.

revista.one/