Lisi: Pësova traumë pasi dola nga Big Brother VIP, më zhgënjeu…
June 24, 2024Ish-banori i Big Brother VIP, Elvis Myrtaj ose siç njihet ndryshe Lisi, ka habitur Ronaldo Sharkën me deklaratën e tij.
Lisi tha se ka dashur të bëhej aktor i filmave për të rritur, por gjë që nuk u realizua.
Elvis Myrtaj: Ëndrra ime ka qenë të bëhem aktor, por edhe gazetarinë e kam pas dashur shumë. Por duke mos plotësuar ëndrrën e parë, nisa të dytën.
Ronaldo Sharka: Aktor i filmave aksion?
Elvis Myrtaj: Jo, aktor filmash +18.
Ronaldo Sharka: A këto me pullë të kuqe.
Elvis Myrtaj: Duke mos ikur në Amerikë nisa me gazetarinë. Përtej shakave duke mos u futur dot në akademinë e arteve nisa me gazetarinë.
Ai është shprehur se preferon që jetën personale ta mbajë private, teksa zbuloi edhe për situatën e vështirë që kishte kaluar pas daljes nga Big Brother VIP.
Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ai u shpreh se personat më të afërt e kanë zhgënjyer.
Ronaldo Sharka: Ndonjë martesë ndonjë gjë në jetën tënde?
Elvis Myrtaj: Vetëm ndarje.
Ronaldo Sharka: Kur u lidhe? Kur u ndave për herë të fundit?
Elvis Myrtaj: Është një gjë, jetën private e kam shumë kështu… por meqë nuk kam folur asnjëherë dhe meqë po më jepet rasti po e them, jetën private e kam të shenjtë, nuk kam qejf të prononcohem. Deri në momentin që do të kem një partnere në krah që do ta çoj tek mami e tek babi, atëhere mund të ndodhe.
Kam pasur një traumë pasi dola nga Big Brother VIP, pasi dola. Unë jam një njeri që jap veten për të tjerët, përfshihem shumë. E vendos veten në vendi e dytë. Erdh një situatë kur dola nga Bigu, është ajo që je shumë i çuditshëm do të ambientohesh dhe këtë situatë të rëndë më rënduan dhe më shumë personat që i kam vendosur para vetes sime. Jeta vazhdon është e lumtur ka lulet e saj.
revista.one/