Hapet fondacion ‘online’ për Luizin, mbi 7000 dollarë grumbullohen në pak orë
March 20, 2023Luiz Ejlli vazhdon të jetë kryefjala e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.
Ai është shquar si senzacioni i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke u kthyer në vetëm pak kohë në personazhin më të kërkuar në rrjetet sociale.
Duke qenë se ka fansa të shumtë që duan që ai ta fitojë edicionin e dytë të BBVA, për të së fundmi është hapur edhe një fondacion online.
Në platformën GoFundMe ekziston tashmë një fondacion i hapur nga e ëma e tij, Angjelina dhe motra e tij, Ina.
“Përshëndetje të gjithë fansave të zjarrtë të Luizit! Pas shumë kërkesave për të treguar mbështetjen tuaj duke i dërguar dhurata në mënyrë transparente Luizit, kemi hapur një llogari GoFundMe. Ky GoFundMe menaxhohet nga nëna e Luizit (Angjelina) dhe motra e tij (Ina). Ju falënderojmë nga zemra për mbështetjen”, thuhet në përshkrimin zyrtar të fondacionit.
Në vetëm pak orë pasi është bërë publike, llogaria ka arritur që të mbledhë mbi shtatë mijë dollarë.
Madje ka qenë një fans i vetëm i cili ka dhuruar mbi 5000 dollarë për konkurrentin e Big Brother VIP Albania.
Shuma që ky fondacion ka vënë si synim që të grumbullohet është plot 250 mijë dollarë amerikanë.
revista.one/