Harrojini flokët e zinj! Samanta Karavella surprizon me look-un e ri
April 3, 2021Samanta po përgatitet për të sjellë projektin e ri muzikor dhe ndan me ndjekësit e saj herë pas here imazhe nga videoklipi i këngës.
Në këtë klip këngëtarja ka guxuar dhe ka bërë një ndryshim drastik në look.
Për herë të parë është ndarë prej flokëve të zinj dhe është kthyer në bjonde.
Samanta Karavella është këngëtare e njohur e muzikës Pop, Dance dhe Baladë. Ajo numëron shumë këngë, klipe dhe çmime. Samanta ka provuar gjatë karrierës së deritanishme edhe aktrimin. /revista.one/