Hatërmbetje? Jori Delli e zhgënjyer nga Kiara Tito: I kam shkruar, por…
May 19, 2023Modelja Jori Della ka zbuluar më shumë sa i takon marrëdhënies së saj me Kiarën jashtë shtëpisë.
Jori ka qenë e ftuar në një emision televiziv ku përpos vetes apo planeve të reja që do bëjë në të ardhmen, është pyetur për Kiara Titon, por modelja ka folur me rezerva. Jori pranon se ajo i ka shkruar për dashamirësi por përgjigjet e Kiarës kanë qenë pak të ngurta çka të bën të dyshosh se ka hatërmbetje ndaj saj.
Pjesë nga biseda:
Pyetje: Po me Kiarën a ke folur?
Jori: Me Kiarën, i kam shkruar ca gjëra, më është përgjigjur çik kështu… Nuk kemi fol shumë sinqerisht
Pyetje: Ka ndonjë hatërmbetje?
Jori Della: Nga ana ime jo, absolutisht jo.
revista.one/