Heidi dhe Meritoni shtojnë nga 3K, Egla Ceno dhe Jul Deda braktisen nga ndjekësit

Heidi dhe Meritoni shtojnë nga 3K, Egla Ceno dhe Jul Deda braktisen nga ndjekësit

June 29, 2024 0

Lufta për ndjekës në rrjetet sociale duket se përkthehet edhe në para për ish-banorët R Big Brother VIP. Kjo për faktin se aktualisht, ata janë edhe më të paguarit sa u përket reklamave në “Instagram”.

Si çdo javë, “Top Albania Radio” ka bërë një listim të ndryshimit që këta personazhe kanë pasur në adresat e tyre. Fituesja e “BBV”, aktorja Egla Ceno ka humbur sërish 1 mijë ndjekës si javën e kaluar, nga 107K në “Instagram”. Ashtu si vetë aktorja ka deklaruar, për të shifrat në “Instagram” nuk janë të rëndësishme. E duket se largimet nga adresa e saj ka vijuar. Sa u përket postimeve, Egla nuk është shumë aktive, ndryshe nga shumë ish-banorë të tjerë. Shumë postime të saj kanë qenë bashkëpunime me biznese.

Nga ana tjetër, edhe Julian Deda ka humbur 1 mijë ndjekës brenda javës duke shkuar në 469K. Kujtojmë që nga nisja e këtij edicioni, Juli ishte ndër personazhet që javë pas jave vetëm sa shtonte ndjekës në rrjetet sociale. Por tashmë që loja ka përfunduar, dhe Juli nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, duket se ndjekësit kanë nisur që të largohen nga “Instagram”-i i tij.

Aktori Romeo Veshaj vazhdon të ketë po të njëjtit ndjekës në “Instagram”, pasi numri i tyre nuk ka ndryshuar, duke ngelur 390 mijë. Kujtojmë se gjatë lojës, por edhe pas përfundimit Romeo ka qenë ndër personazhet më të pëlqyer. Mbështetja për të, në rrjetet sociale ka qenë gjithnjë e madhe. Ndaj duket se tanimë gjëra kanë ndryshuar edhe për aktorin e humorit.

Por ndryshe nga ish-banori, partnerja e tij Heidi Baçi ka shtuar plot 3K ndjekës në “Instagram” dhe kjo mund të ketë ndodhur si rrjedhojë e pushimeve dhe shëtitjeve që po bën me të dashurin e saj. Duket se Heidi është ndër personazhet që po vazhdon të fitojë popullaritet. Ish-finalistja e “Big Brother” pritet që nga shtatori të jetë prezente në ekran, ndaj edhe publiku po e pret rikthimin e Heidit. Nga ana tjetër, lidhja e saj me Romeon vijon të jetë në qendër të vëmendjes, madje duke marrë shpesh edhe dhurata nga ndjekësit.

Moderatori Meriton Mjekiqi njëjtë si Heidi ka shtuar 3 mijë ndjekës në rrjetin social, “Instagram” dhe tani numëron 360K. Pas daljes nga “BBV”, ai po shijon kohën me partneren e tij Ilnisa Agolli, me të cilën së shpejti ai do të vijë me një film. Aktualisht çifti është duke shijuar pushimet e tyre në Turqi, para se të bëhen gati për një sezon të ngarkuar që i pret në Tiranë. Që pas daljes nga “Big Brother”, Meritoni ka vendosur që të rrijë më i tërhequr nga mediat, duke preferuar që mos të japë shumë intervista. Me gjithë mungesën e tij në ekran, duke se mbështetja për të nuk ka munguar. Natyrisht që një faktor është edhe lidhja me Ilnisën, që duket se është në ditët më të arta.

Modelja Françeska Murati ishte një ndër konkurrentët më të komentuar në shtëpi, megjithëse ajo arriti vetëm gjysmëfinalen e këtij “reality Show”. Numri i ndjekësve në “Instagram”-in e modeles nuk ka ndryshuar, ka 136K. Kujtojmë që në javët e fundit, para se ajo të dilte nga shtëpia, banorja pati një rritje shumë të madhe në “Instagram”-in e saj.

revista.one/