Heidi pa “burrin” në Post BBV, ish- banorët e sulmojnë: Je arrogante, thjesht e dashura e Romeos

Heidi pa “burrin” në Post BBV, ish- banorët e sulmojnë: Je arrogante, thjesht e dashura e Romeos

June 2, 2024 0

Për herë të fundit, ish-banorët e shtëpisë më të famshme, do të bëhen të gjithë bashkë, në “Post Big Brother VIP”. Heidi u paraqit sërish pa të dashurin Romeon, me të cilin “kurorëzoi” martesë brenda shtëpisë. Rike Roçi ka dhënë mendimin e saj personal në lidhje me lojën e Heidit.

Ajo shprehe se Heidi arriti aty ku arriti vetëm sepse ishte e dashura e Romeos dhe se ka qenë në hije aq kohë sa nuk e kishte pëlqimin e tij. Sipas Rikes, Heidi nuk bënte as lojë dhe as strategji, thjesht përfitoi nga lidhja me Romeon.

Rike Roçi: Unë nuk shoh që Heidi ka bërë as strategji dhe as lojë, unë e shikoj thjesht si një vajzë shumë të ftohtë që buzëqesh dhe nuk i dihet se çfarë fsheh pas asaj buzëqeshje. Për mendimin tim nëse nuk do kishe pëlqimin e Romeos, do rrinte në hije dhe kaq. Ka qenë e dashura e Romeos dhe ka marrë vëmendje kaq.

Heidi: Po ti çfarë ke bërë, ke bërë një skenë kosi me Eglën?

Rike Roçi: Në momentin që ti nuk kishe pëlqimin e Romeos, ti nuk kishe asnjë vend.  Nuk mendoj se ke bërë kalkulime e strategji loje thjesht, të vinin situatat në dorë, t’i jepte o Jul Deda situatat sepse përfliteshe me Romeon kaq.

Graciano dhe Erjola Doçi janë shprehur në Post Big Brother se Heidi ka ndryshuar dhe e shohin si tepër arrogante dhe prepotente.

Heidi këtë gjë e mohon, por ish-banorët nuk ndajnë të njëjtin mendim.

Graciano: Një gjë që po më bën përshtypje sot më duket sikur dikush e ka pushtuar Heidin.

Heidi: Na kënaqe. 

Graciano: Je arrogante, prepotente. Nuk e kemi parë Heidin kështu në BBV, çfarë të ka ndodhur, më dukesh shumë ndryshe. Ti vazhdon të jesh prapë Heidi pa këllqe, vazhdon të jesh prapë manipulatore dhe vazhdon të jesh hipokrite se po vazhdon të tregosh në dy poste një version tjetër të vetes tënde.

Heidi: Faleminderit.

Erjola Doçi: Në fakt qasjen e Heidit po e shoh dhe unë, të gjithë kemi marrë famën tonë, mbështetjen nga publiku, por të rrimë pak me këmbë në tokë sepse për këtë na kanë duartrokitur deri më sot, po shoh qasje prepotence.

revista.one/