Heidi shpërthen në lot, Juli: Ti nuk je Helena e Trojës…
March 13, 2024Paraditen e sotme, Juli dhe Heidi janë përfshirë në një debat për raportin që kjo e fundit ka me Romeon.
Më herët Heidi është shprehur se provokimet e Julin kanë bërë që marrëdhënia me Romeon të kriset. Aktori ka shkuar afër Heidit dhe i ka thënë se “nuk është futur mes saj dhe Romeos për ta çuar në krevatin e tij”. Nga kjo deklaratë Heidit u hutua dhe u ndje e fyer, kështu shpërtheu në lot.
Juli: Unë nuk kam hyrë mes jush për të çuar ty në krevat, kjo është me qenë Elena e Trojës.
Heidi: Në çfarë ujërash po shkon o Jul? S’ta tha në atë mënyrë, qyqja!
Juli: Kështu po merret tani.
Heidi: Jo o Jul. Kaq larg ju ka shkuar muhabeti? E e di sa e rrezikshme është kjo mo? Ti je i tmerrshëm.
Romeo ka ndërhyrë duke e ka veçuar Heidin nga banorët e tjerë për ta qetësuar.
Heidi: Paska shkuar muhabeti deri këtu që Elena do të shkojë në krevat…
Romeo: Po jo moj është tjetër muhabet, çfarë po më thua? Kush po t’i thotë këto?
Heidi: Juli.
Romeo shkon drejt Julit për ta sqaruar.
Juli: A e di se çfarë po thuhet këtu apo jo?
Romeo: O i pafytyrë çfarë i thua ore? Ore i pasedër, çfarë i thua, ajo është vajza jote ore. Burrë i pafytyrë.
Juli: Largohu, ik atje.
Romeo: O mashkull kafshë, plehrë.
Pas debatit me Julin, ajo është provokuar dhe nga Meritoni, i cili i ka bërë një pyetje në lidhje me babanë e saj. E prekur nga pyetja, ajo i ka kërkuar që të mos i prekë gjërat e saj që ka përjetar jashtë.
Sipas Heidit, ajo dhe familja e saj kanë përjetuar shumë stres në kohën kur babai i kërkoi të largohej nga “Grande Fratello”, pasi filloi të njihej me banorin më të madh në moshën e saj, Massimiliano Varese.
Heidi: Ti më preke në moral. E di çfarë më ka ndodhur mua me babin, çfarë lloj stresi në familjen time more, ejjj! E di çfarë më ka ndodhur mua me babin? Unë të kam prekur ty në gjërat e tua personale jashtë? Kurrë.
Ditët e fundit për Heidin nuk kanë qenë aspak të leheta. Ajo së fundmi është ndarë nga Romeo dhe të dy banorët kanë vendosur të vazhdojnë të ndarë rrugëtimin e tyre në BBV3.
revista.one/