Hera e dytë/ Big Mama largohet nga “Post Big Brother VIP” pas debateve me Antonelën
February 26, 2022Mbrëmjen e djeshme, në puntatën e “Post Big Brother VIP” Antonela dhe Big Mama janë vendosur përballë njëra-tjetrës, që të komentojnë debatin e tyre të bujshëm.
Antonela tha se Big Mama e ka shfrytëzuar këtë gjë për patriotizëm dhe sipas saj, këngëtarja kishte ardhur me synime për ta sulmuar që në fillim
Big Mama nga ana tjetër, i mohon këto akuza dhe e cilëson ish-konkurrenten e “Për’puthen” si “skuthe” dhe “mashtruese”.
Big Mama: Kur të kam sharë në serbisht?
Antonela: Disa herë. Për shaka. E ke shfrytëzuar për patriotizëm
.
Big Mama: Kur e marr një veprim unë mendohem shumë. Ti bëre një akuzë ndaj meje dhe u mundove të prekësh pikën më të dobët për të më prekur.
Antonela: Që kur erdhi Big Mama, erdhi për të më sulmuar.
Big Mama: Unë nuk jam mashtruese. Mashtruese je ti. Skuthe je ti. Ju rri ballë atyre gjërave që kam thënë. Për shkak të Arbanës kam ardhur këtu.
Big Mama më pas la studion. Kjo është hera e dytë që Antonela e bën atë të largohet pasi edhe nga shtëpia e “Big Brother VIP” u largua pas debatit me të. revista.one/