Herva Novaku shpallet “Ylli shqiptar i Diasporës”, synimi për në Eurivision

Herva Novaku shpallet “Ylli shqiptar i Diasporës”, synimi për në Eurivision

June 30, 2025 0

Këngëtarja 20-vjeçare, Herva Novaku, me votat e jurisë është shpallur fituesja e edicionit të parë të talent show-t “Yjet Shqiptarë të Diasporës”.

Tre konkurrentët finalistë që zgjodhi juria pas përballjeve me njëri-tjetrin ishin Andi Ismaili balerin, Erika Shalla balerinë dhe Herva Novaku këngëtare.

Herva ka lindur dhe jeton në Gjermani. Ajo u prezantua në fazën e parë të konkurrimit në Dortmund, ku zgjodhi të interpretojë një material operistik.

Në gjysmëfinale ajo zgjodhi të sfidojë veten dhe jurinë me këngën e Nemo – The Code, një këngë teknikish e vështirë që kalon në shumë regjistra vokali.

Në natën finale ajo intepretoi një nga këngët më të bukura dhe më emocionale “S.O.S” remake nga Dimash. Duket që edhe Herva ka patur suksesin dhe fatin si Dimash, pasi edhe ai ka triumfuar me këtë material muzikor që konsiderohet një simfoni 4 minutëshe.

Herva është këngëtare, aktore, si dhe ka pasion akrobacinë, kjo u duk qartë në sfidën që i bëri në skenë Ilir Shaqirit, ku edhe pse me taka të larta dhe me fustan ajo bëri sparaktën në skenë.

Një nga synimet e saj në të ardhmen është të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

“Yjet Shqiptarë të Diasporës”një projekt i Fondacionit Dritan Hoxha me ide të Shaqirit, i cili ishte dhe kryetari i jurisë. Autore dhe Producente Ledja Liku, në regji Redi Treni dhe në juri Vikena Kamenica, Alban Male, Ines Memisharaj. Moderimi i dy gjysmëfinaleve dhe finales iu besua Danja Kokës.

Ilir Shaqiri, i ftuar në podcast-in “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, u shpreh në nisje të programit, se ka pasur qindra kërkesa, ndërsa zbuloi detaje nga spektakli, ku gjysmëfinalja dhe finalja do të bënte bashkë konkurrentët në Top Channel.

Shaqiri: Tani po merrem me super projektin Yjet Shqiptarë të Diasporës. Ka lindur një vit më parë. Është një projekt që e kam menduar për shqiptarët që jetojnë jashtë shtetit. Për momentin jemi fokusuar te Evropa, kemi bërë mbi 12 qytete, është një “Tu si que vales”. Skena është jotja dhe mund të tregosh atë që je dhe atë që ke.

Rama: Kanë ardhur ka kërkesa?

Shaqiri: Vetëm Italia kishte 180 kërkesa. Bëmë Romën, u detyruam të shkojmë dhe në Milano se kishte shumë kërkesa. Kem prekur rreth 600 konkurrentë, që janë shfaqur për t’u bërë pjesë e gjysmëfinales dhe finales që do të jepet në Top Channel.

Rama: Ka nisur të transmetohet?

Shaqiri: Transmetimi nis në 2 shkurt.

Rama: Pas kësaj, do të dalin dhe të tjerë që do thonë jam edhe unë, jam dhe unë…

Shaqiri: Kemi bërë 16 puntata, që do të transmetohen çdo të diel, në orën 20:10. Jam i bindur që kërkesa do të ketë edhe më shumë kur të ndjekin emisionin në ekran. Për t’u bërë pjesë duhet ose të kesh lindur në Shqipëri dhe të kesh emigruar jashtë shtetit, ose të kesh një nga prindërit shqiptar. Pra, të kesh ADN shqiptare. Mund edhe të mos flasësh shqip

Rama: Si e sheh tani si spektator dhe jo si protagonist trupën e baletit sot, në Opera, në shkollën e baletit?

Shaqiri: Është një pjesë që ka vuajtur pasojat e një luftë shumë të errët. Është në rritje, por ka shumë punë për të bërë. Duhet pastrim i gjakut të vjetër. Shoh që ëështë rritur niveli. Janë krijuar parametrat që njerëzit të investojnë psikologjikisht te vetvetja për të bërë diçka, sikurse unë do të doja të bëja një Akademi Arti, t’i jepja një shpresë brezit të ri. Duhet t’u krijosh kushte njerëzve që të ëndërrojnë aty ku janë.

revista.one/