Hetimet e SPAK për call centerat, nis në mesnatë mbyllja e “forex-ave” në Tiranë: Kompjuterat ngarkohen në kamionçinë (VIDEO)

Hetimet e SPAK për call centerat, nis në mesnatë mbyllja e “forex-ave” në Tiranë: Kompjuterat ngarkohen në kamionçinë (VIDEO)

November 3, 2021 0

Prokuroria Speciale SPAK, ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur prej ditësh hestimet për disa kompabni call center në Shqipëri, pas mashtrimit të shumë shtetasve të huaj në vlera që kalojnë miliona euro. E mesa duket pas vënies në lëvizje të autoriteteve, edhe vetë këto biznese kanë nisur të veprojnë.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, këto biznese ilegale që ushtrojnë veprimtarinë kryesisht në fushën e “forex-ave”, pra bursa, kanë nisur të mbledhin “plaçkat” dhe të mbyllin aktivitetin. Këto biznese që punojnë në të zezë mashtrojnë shtetas të huaj duke i bindur të investojnë paratë e tyre dhe më pas zhduken. Klienti i humb të gjitha.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e momentit kur “bosët” e call center-ave në Tiranë në mes të natës kanë boshatisur zyrat pas nisjes së hetimeve nga SPAK.

“Mbani frymen njerez

Lajm i minutes se fundit…
Kjo historia me call center mori paksa per dreq…
Mjaftoi nje jave denoncime ne media dhe nje urdher i Drejtorit te Pergjithshem te Policise Gledis Nano, qe “boset” te urdheronin boshatisjen me urgjence ne mes te nates, te ambjenteve ilegale ku kishin vendosur call center-at e tyre.
Pamje direkte, qe tregojne sesi po boshatiset ne oret e vona te nates, nje ambjent call center i vendosur ne katin e dyte te nje pallati ne qender te Tiranes.
Mesa duket dy ortaket, njeri shtetas gjerman dhe tjetri ne mos gaboj, leviste me Lamburgini, kane vendosur te fshehin gjurmet sa nuk eshte vone.
Shprehja popullore “kembet e shpejta, faqja e bardhe”, ne kete rast merr kuptim me shume se kurre.
Mesa duket, klientet ne Gjermani, ne Zvicer
apo vende te tjera te BE-se, duhet te urojne, qe policia e prokuroria shqiptare t’i gjejne “agjentet” e tyre te burses, perpara se ata te jene zhdukur pa lene gjurme dhe me llogarite e boshatisura drejt ishujve offshore ….” shkruan Hoxha.