Historia e dashurisë së Alban Ramosajt me spanjollen, triumf dhe përlotje në Kënga Magjike
May 30, 2021Me plot emocion dhe tension ka përfunduar edicioni i 22-të i festivalin shqiptar, Kënga Magjike.
Nata e finale kësaj radhë është prezantuar nga autori dhe producenti Ardit Gjebrea, e po ashtu edhe artistja Marsela Çibukaj.
Në mesin e shumë artistëve, rezultoi që çmimin kryesor ta marrë Alban Ramosaj me këngën “Thikat e Mia”.
Këngëtarj jo vetëm që ofroi atmosferë të mrekullueshme më këngën, por mori vëmendje edhe me paraqitjen skenike. Alban Ramosaj fitoi shumicën e pikëve nga kolegët e tij, që duket se e kanë pëlqyer këtë baladë të fuqishme po aq sa publiku.
Në 2 javë “Thikat e mia” u kthye në këngën e preferuar të publikut shqiptar, që i dha artistit më shumë vota nga çdo artist tjetër, mbi 400 të tilla. Pasi mori kupën e vendt të parë, Alban Ramosaj shpërtheu në lot dhe fitoren ja dedikoi nënës së tij.
Alban Ramosaj ka marrë pjesë edhe më herët në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Aurora” në vitin 2016-të, që po ashtu u pëlqye shumë nga publiku.
Para se të konkurronte në festival me këngën “Thikat e mia”, Albani zbuloi se këngën me të cilën mori pjesë e ka shkruar gjatë kohës që ka qëndruar në Spanjë, por e përfundoi në studion e ThreeDots me Fifin dhe Brunon. Ai ka treguar se kjo këngë është shumë personale, sepse i dedikohet një historie dashurie të përfunduar me një vajzë spanjolle.
Në vendin e dytë u renditën Flori Mumajesi dhe Klajdi Haruni me këngën “E para”, ndërsa në të tretin artistja nga Gjerorgjia Nutsa.
Pjesë e jurisë këtë vit kanë qenë: Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Nderkaq, fituesja e çmimit ‘Best Internacional’ ishte këngëtarja Nutsa me këngën “We are one”.
Ajo pati rastin që të shfaq vokalin e mrekullueshëm në skenë, duke marrë vëmendjen e gjithë audiencës.
“Jam shumë e lumtur, dua që të jap dashurinë që më dha Shqipërua. Ju dua shumë dhe do të kthehem sërish”, u shpreh ajo.
Ishte Kras dhe grupi Urban Band, të cilët konkurruan për çmimin ‘Artisti i ri me i mire”.
Herën e fundit që u mbajt Kënga Magjike, në vitin 2019, fituese u shpall Eneda Tarifa me këngën “Ma Zgjat Dorën”.
Festivali i madh shqiptar nuk u mbajt vitin e kaluar për shkak të krizës globale.
revista.one/