Historia frymëzuese e 8-vjeçares me leuçemi akute që bën video në Tik Tok

Historia frymëzuese e 8-vjeçares me leuçemi akute që bën video në Tik Tok

September 25, 2024 0

Ishte maj i vitit 2023 kur bota e një vajze të vogël 8-vjeçare ndryshoi përgjithmonë. Një fëmijë plot jetë, me ëndrra të pafundme dhe një buzëqeshje që i ndriçonte sytë, filloi të kishte temperaturë për rreth dy javë dhe asnjë antibiotik nuk e qetësoi. Pikërisht ky ishte momenti kur mjekët e kuptuan dhe vogëlushja u diagnostikua me leuçemi akute.

Për Dioarlën, një fëmijë që deri dje vraponte i lumtur, lojërat dhe ëndrrat për të ardhmen u zëvendësuan nga një luftë e heshtur, por e ashpër, një betejë për të ruajtur shëndetin e saj.

Megjithatë Dioarlën e njohim të gjithë nga rrjetet sociale si vogëlushen pozitive që nuk dorëzohet. Kështu edhe për prindërit e saj ajo shndërrohej në një burim shprese, duke u dhënë kurajë, edhe kur bota e tyre dukej se po rrëzohej.

Në një lidhje Skype në “Vizioni i Pasdites”, 8 vjeçarja dhe e ëma e saj, Fabiola Jaho rrëfyen mes lotësh se si e pritën kur morën vesh sëmundjen e Dioarlës.

Ato treguan të dyja sfidat e mëdha, por mbi të gjitha treguan se si e kanë kaluar këtë periudhë. Vogëlushja me lot në sy tha se ka zgjedhur të ndjek ëndrrën e saj, kërcimin edhe pse u detyrua të shkojë në Itali për mjekime.

Fatmirësisht, e ëma tha se vogëlushja tani është më mirë nga ana shëndetësore.

“Ka qenë një vit shumë i mërzitshëm, por unë prap së prap kam kaluar shumë mirë. Kam luajtur me mamin, kam bërë tik tok”, tha Dioarla.

“Me ndihmën e Zotit na ka dhënë forcë. Duke i dhënë forcë njëra-tjetrës kemi arritur deri këtu. Deri tani ka ecur për mrekulli. Kam pasur prindërit që më kanë qëndruar afër. Në momentin që e mora vesh sëmundjen thashë me vete nuk e di si do ia bëj. Por, pastaj e dija që duhesha të ngrihesha në këmbë për vajzën time. Forca e vajzës më ka dhënë forcë dhe mua. Duhesha të bëhesha e fortë për vajzën. Kur e zbuluan për sëmundjen sikur na u shemb bota. Po mendoja si do ia them  vajzës dhe si do ia dal”, deklaroi e ëma.

Vogëlushja 8-vjeçare tha se ka zgjedhur që kohën e lirë t’a kaloj duke bërë video për rrjetet sociale dhe duke kërcyer.

“Mua më kanë thënë këtu në Itali sa bukur kërcen, a më mëson dhe mua. Unë i mësoj të kërcejnë valle poullore shqiptare. Videot në Tik Toki  i bëjë vetë, sepse është dëshira ime”, shtoi vogëlushja.

“Kishte shumë dëshirë të postonte video. Ishte momentale të ndaja historinë e gocës. Ne po rrinim bashkë të dyja dhe thashë pse jo mos të postojmë një video frymëzues. Dioarla është shumë e fortë. Ka shumë raste, fatkeqësisht, shumë raste. Kisha me temperaturë vajzën dhe mjekët në Shqipëri i bën tre diagnoza që nuk kishin lidhje fare më sëmundjen e vajzës sime. Sapo mora vesh që vajza ime ishte me leuçemi akute jam munduar sa më parë të largohem nga Shqipëria”, tha Fabiola Jaho.

@surpriza.online1

E bukura botes @Dioarla ja hodhi ne betejen e saj te pare me semundjen. Lutjet tona shkojne per te❤️

♬ original sound – surpriza.online

revista.one/