Historinë e dashurisë e bëri këngë, Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë dhe të ndahesh
November 29, 2024Semi Jaupaj ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor. Kënga fillimisht u njoh me titullin provokues “Fck it,” por më pas u ndryshua në “Thirrëm.”
Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram, në rubrikën “ask me,” Semi ka shpjeguar kuptimin dhe frymëzimin pas këngës. Ajo zbuloi se teksti është një reflektim i historisë së saj personale.
“Ndonjëherë nuk ka arsye të dukshme për t’u ndarë, siç është tradhtia apo gabime të pafalshme. Mund ta duash shumë dikë dhe të ndihesh i dashur prej tij, por thjesht të jeni shumë të ndryshëm. Është normale të duash fort dikë dhe gjithsesi të vendosësh t’i japësh fund. Do të të dhembë? Patjetër. Por koha shëron gjithçka. Kjo këngë flet për atë dhimbje dhe për procesin e tejkalimit të saj,” shpjegoi Semi.
Ndryshimi i titullit të këngës lidhet me politikat strikte të YouTube për disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë. Semi ka sqaruar se YouTube nuk e lejonte përdorimin e titullit “Fck it,” edhe pse është një frazë e përdorur gjerësisht në botë.
“Fjalët si ‘fuck’ ose ‘fck’ nuk lejohen për disa vende, ndërsa në YouTube ekzistojnë qindra këngë me tituj që janë shumë më ofenduese. Më bëri përshtypje që, sipas njoftimit të tyre, nëse do të ishim në Bashkimin Europian, rregullat do të ishin ndryshe. Duket sikur ne shqiptarët ndalemi edhe për përdorimin më të thjeshtë të këtyre fjalëve,” ka thënë ajo.
revista.one/