Horror në Kukës/ I pret gishtat bashkëshortes, 36-vjeçari: Do të vras nëse…
April 11, 2022Një 36-vjeçar i kishte prerë gishtat, me mjet prerës, bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do tanvriste atë dhe të vëllanë e saj me armë zjarri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Kryemadh, shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin Bylbyl Saraçi 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.
Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë. revista.one/