“Hotter Than Hell”, Dua dhe Callum në momente intime në mes të detit
July 1, 2025Dua Lipa dhe Callum Turner, çifti i sapo fejuar, po përjetojnë momente mjaft të nxehta së bashku – aq sa u desh deti për t’i freskuar!
Ylli i popit dhe i fejuari i saj u fotografuan teksa shkëmbenin përqafime e puthje plot pasion mbi një dërrasë lundruese përgjatë bregdetit të mrekullueshëm të Amalfit në Itali, ndërmjet zhytjeve në ujërat e kristalta të Mesdheut, shkruan TMZ.
Lidhja e tyre, që sa shkon e forcohet, po shoqërohet me momente spontane dhe tejet romantike.
Çifti u panë në mes të detit, duke u puthur e përqafuar, mbi një shtrat gome.
Duket se kanë zgjedhur të shijojnë diellin dhe njëri-tjetrin në mënyrë shumë të thjeshtë. Ky moment unik vjen pas atij të disa muajve më parë, kur Dua dhe Callum u panë nga paparacit duke vallëzuar në mes të rrugës në Paris.
Çifti që po përflitet shumë për lidhjen e tyre zyrtarizoi fejesën më herët gjatë këtij muaji, duke ndarë lajmin emocionues përgjatë një interviste për revistën “British Vogue”. Dua zbuloi se unaza e fejesës ishte dizajnuar enkas për të, pasi Callum kishte marrë këshilla nga shoqet e saj më të mira dhe motra.
Këngëtarja e hitit “One Kiss” tha se aktualisht po shijojnë emocionet e fejesës dhe nuk kanë filluar ende me planet për dasmën. Ajo është e përqendruar tek turneu muzikor, ndërsa Callum është i angazhuar me xhirimet e tij.





Mes diellit dhe dashurisë së tyre… duket se ishte me të vërtetë “Hotter Than Hell” në atë platformë lundruese!




revista.one/