Humb jetën papritur infermierja e QSUT në Tiranë, nëna e dy fëmijëve

Humb jetën papritur infermierja e QSUT në Tiranë, nëna e dy fëmijëve

June 25, 2021 0

Ditën e djeshme një infermiere që punonte në QSUT ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë me anë të një postimi në Facebook. Ata thonë se e reja Adjola Sula ka ndërruar jetë papritur.

Kolegët e saj e konsiderojnë Adjolën si një person që ishte e përkushtuar ndaj punës dhe të dhembshur me pacientët.

“Humbje e madhe për te gjithë koleget largimi ne moshe kaq te re te Adjola Sules Infermieres se Urgjencës se Sëmundjeve te Brendshme ne QSUT. E dashur me te gjithë koleget dhe e dhembshur me te gjithe pacientet qe u shërbente. Nene e dy fëmijëve dhe grua shembullore.

Duket sikur jeta është e padrejte kur merr njerëzit dhe koleget me te mire. Ngushëllime te përzemërta familjes, kolegeve dhe dy vajzave te saj te vogla. Nuk gjejmë dot fjale për te thëne çfarë na ke shkaktuar te gjithëve ne qe patëm fatin te te njihnim. Shpirti yt u preftë ne paqe. Shoqata e Infermiereve te Shqipërisë”, thuhet në reagimin e shoqatës.