Humbja e nënës, Ana Lika rrëfen pengun që i ka ngelur: Bota ime u shemb…
June 30, 2024Aktorja Ana Lika foli për herë të parë publikisht për humbjen tragjike të nënës së saj.
E ftuar në S’e luan Topi ajo tha se bota iu shemb kur mori telefonatën e vdekjes së të ëmës, pasi nuk ndodhej me të atë moment.
Ana Lika: U rritëm brenda 24 orëve. Mëngjesin e 25 vjetorit mora një telefonatë që kurrë nuk do të doja ta merrja, pas atij mëngjesi bota ime u shemb, thjesht jam kthyer në Tiranë brenda natës.
Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë. Më mbetën peng shumë gjëra, por thellë thellë më njihte shumë mirë, mjaftonte të më shihte në sy dhe kuptonte se çfarë kisha unë në ato momente.
Ilda Gjoni, motra e madhe e Ingrid dhe Inis Gjonit humbi jetën ditën e Krishtlindjes vitin e kaluar.
Ana rrëfeu pengun që i ka ngelur me nënën e saj.
Ajo tha se mamaja e njihte shumë mirë dhe mjaftonte një shikim që ta kuptonte, por mbase e vetmja gjë që mund t’i ketë ngelur peng është se nuk i ka thënë mjaftueshëm se sa e donte.
Ana Lika: Kuptova që nuk do ta përqafoja më edhe pse kur u nis për Itali më premtoi që do të kthehej prapë. 48 vjeç ndërroi jetë.
Më mbetën peng shumë gjëra, por thellë thellë më njihte shumë mirë, mjaftonte të më shihte në sy dhe kuptonte se çfarë kisha unë në ato momente.
E vetmja gjë që mund të më kishte ngelur pishman, mbase nuk i kam thënë mjaftueshëm se sa e dua, por ia them çdo natë që të kompensoj ato ditë që nuk ia kam thënë.
Aktorja Ana Lika, gjatë intervistës mori një mesazh nga mamaja e partnerit të saj, Bjordit, Antoneta Nushi.
Ajo i tha se të ëmën nuk e zëvendëson dot, por do të jetë pranë saj në momentet më të vështira.
Ana Lika: Më ke hyrë në zemër, ky raport u forcua në momentin e ikjes së nënës tënde, nuk mund të harroj atë ditë që erdhi lajmi, ju ishit në shtëpinë time për të festuar Krishtlindjet.
Nuk ishte vetëm një nënë e mirë për ty, por edhe ndër miket e mia më të mira, unë nuk mund ta zëvendësoj, por të premtoj që do të më kesh gjithmonë pranë për dorën e ngrohtë të mamasë tënde, ji e lumtur, unë të uroj gjithë të mirat, suksese në karrierë, lumturi pafund me Bjordin dhe qofsh e lumtur.
revista.one/