I arrestuari për nxjerrjen e pagave, kishte pasion fotografimin e vajzave nudo
January 7, 2022Andi Agaraj dhe Eni Qirjako janë 2 specialistët e IT të arrestuar pas skandalit të daljes së pagave.
Sipas dosjes hetimore mësohet se nga specialistët e AKSHI-t janë nxjerrë nga ky sistem lista e pagave nga muaji shtator 2020 deri në prill 2021.
Nga hetimet e organit të akuzës, ka rezultuar se Qirjako ia ka dërguar të dhënat me e-mail e punës Andi Agarajt, i cili më pas këto të dhëna i ka shitur kundrejt pagesës në subjekte private.
Blerësit e arrestuar që punojnë në sektorin privat janë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Andi Agaraj është specialist IT i punësuar në Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të informacionit (AKSHI), ku ushtronte detyrën si punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Por përveç punës si specialist IT, Agaraj është bërë i njohur në media edhe për pasionin e tij për fotografinë. Ai ka treguar se ka pasion për të fotografuar vajza nudo dhe ka shprehur aspiratën për të hapur një ekspozitë të tij me 25 foto nudo.
Agaraj është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K.Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal.
revista.one/