I dehur kalon semaforin e kuq, shkakton aksidentin me dy viktima tek “21 Dhjetori”, në makinë iu gjet armë

I dehur kalon semaforin e kuq, shkakton aksidentin me dy viktima tek “21 Dhjetori”, në makinë iu gjet armë

November 11, 2021 0

Një aksident i rëndë është shënuar në kryqëzimin “21 Dhjetori” në Tiranë, rreth orës 3:20 pas mesnatës.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë u shënua orët e para të mëngjesit të sotëm në Kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë.

Bëhet me dije se Emirjan Dako 30 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip “Citroen”, ka qenë i dehur dhe ka kaluar me semafor të kuq, duke përplasur kështu mjetin me drejtues Luan Cenollari.

Përplasja ka qenë aq e fortë sa makinat janë bërë “copë”, ku si pasojë humbi jetën Luan Cenollari dhe pasagjeri që ndodhej në makinën e tij, Ali Bejo.

Burime për media bëjnë me dije se në makinën e Emirjan Doko, që shkaktoi edhe aksidentin i është gjetur një armë zjarri, tip pushkë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftim i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.

revista.one/