I fiksuar me moderatoren, arrestohet mjeku psikiatër që përndiqte 28-vjeçaren
September 28, 2025Behar Kamberi, një mjek psikiatër nga Kosova, është arrestuar pasi akuzohet për përndjekje ndaj moderatores së njohur sportive Albana Bejko. Sipas specialistëve për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, mjeku 42-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka përndjekur një 28-vjeçare, duke u shfaqur disa herë pranë banesës së saj.
Kamberi ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, pasi u kap nga efektivët e policisë, ndërsa moderatorja kishte planifikuar skenën, duke e ftuar në një takim në një zonë të Tiranës.
Sapo Kamberi është paraqitur në vendin e takimit, ai është arrestuar nga oficerët e Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, ndërsa hetimet janë në vijim.
Albana Bejko është moderatorja e qeshur me plot energji pozitive. Bukuroshja nga Skrapari ka ditur të spikasë në botën e televizionit pasi ajo moderon emisione me në qendër sportin.
Sipas Albanës vetë gazetaria është një sfidë shumë e bukur dhe aspak e vështirë pasi është një fushë që të rrit profesionalisht nga dita në ditë. Albana duke qenë se e ka pasur pasion këtë zhaner gazetarie ajo u shpreh se do ti qëndrojë gjithmonë besnike.
Seksizmi në sport ndihet dhe këtë gjë Bejko e ka ndjerë që në fillimet e saj. Moderatorja është e implikuar në shumë angazhimeve të tjera përtej punës së saj. Albana na tregoi se së fundmi ka zbuluar pasionin e saj për tenisin dhe po e ushtron edhe këtë hobi të saj.


revista.one/