I këput këmbën me makinë 30 vjeçares shtatzënë! Shoferi, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani

I këput këmbën me makinë 30 vjeçares shtatzënë! Shoferi, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë Tiranë, Erzen Breçani

June 10, 2021 0

Një 30 vjeçare ka mbetur pa njërën këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital pasi është përplasur me makinë në Kinostudio nga 19 vjeçari Jehon Breçani, i cili është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë Tiranë Erzen Breçani. 

E reja po i nënshtrohet një operacioni në spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar, pasi ajo është edhe shtatzënë. 30 vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19 vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip “Benz” dhe e ka aksidentuar duke i këputur këmbën. Fillimisht Jehon Breçani ka përplasur murin, një pemë dhe më pas 30 vjeçaren.

Shoferi i Benz-it, me targa AA 888 XX është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Burime nga policia bëjnë me dije se i riu i është nënshtuar testit të alkoolit, por nuk rezultoi të ishte nën efektin e pijeve alkoolike. Dyshohet se kur është aksidentuar ka qenë me shpejtësi të lartë. 

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në rrugën  “Xhanfize Keko”.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesinko e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore”, thotë policia.

revista.one/