Hodhi të miturën shqiptare nga ballkoni, gjykata italiane dënon me 17 vite burg autorin
November 4, 2025Gjykata e të Miturve në Bolonja ka dënuar me 17 vite burg adoleshentin 16-vjeçar, autorin e vrasjes së rëndë të Aurora Tilës, vajzës shqiptare 13-vjeçare që humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i apartamentit të saj në Piacenza, më 25 tetor 2024.
Hetimet zbuluan se i pandehuri, i cili kishte pasur një marrëdhënie sentimentale me të miturën, e kishte shtyrë nga ballkoni pas një debati, pasi vajza kishte vendosur ta ndërpriste lidhjen.
Sipas prokurorisë, pasi Aurora u përpoq të kapte kangjellat për të shpëtuar, ai e goditi në duar me gjunjë për ta detyruar të binte. Dëshmitarë në vendngjarje kanë konfirmuar versionin e ngjarjes.
revista.one/


