I ndërron jetë nëna 2 orë para koncertit, tenori nuk e anulon, këndon në sheshin Skënderbeu

I ndërron jetë nëna 2 orë para koncertit, tenori nuk e anulon, këndon në sheshin Skënderbeu

August 8, 2021 0

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, kishte paralajmëruar mbrëmë (të shtunën) një koncert në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Ai ka mbajtur më shkurt këtë koncert, pasi njoftoi se kishte ndërruar jetë nëna e tij.

Këtë e bëri të ditur para publikut, duke shtuar se nuk e interpretoi as 1/3 e programit.

“Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As 1/3 e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj”, deklaroi ai para të pranishmëve.

Ndërkaq, e ëma e tenorit nga Istogu prej vitesh vuante nga një sëmundje.

“Ramë Lahaj & Friends” do të mbahej nën shoqërimin e sopranos Lana Kos dhe baritonit, Simone Piazzola.

revista.one/