I pakënaqur me votat, Reinaldo përplaset me jurinë e “Kënga Magjike”
December 5, 2024Reinaldo Gaci me këngën “Të huaj” nuk ka mundur të sigurojë votat e jurisë për të prerë biletën e tij për të votuar e për t’u votuar njësoj si artistët “Big” në “Këngën Magjike”.
Më tre të kuqe dhe dy jeshile Reinaldo ka pasur ‘përplasje’ me jurinë ku ka kundërshtuar DJ Sardin i cili mendon se këngëtari e humbi ritmin e këngës.
DJ Sardi: Dua t’i bëj një pyetje Reinaldos. A ishe në ritëm sot, apo jo?
Reinaldo Gaci: Isha shumë në ritëm.
DJ Sardi: Po pse ke menduar se kënga jote është ‘kondra tempo’?
Reinaldo Gaci: Këtë se them unë e thua ti
DJ Sardi: Jo e ke thënë, prandaj unë të them ishe në ritëm…
Reinaldo Gaci: Po isha shumë në ritëm dhe ti më dhe të kuqe.
DJ Sardi: Dhe diku dole edhe nga ritmi. Duhet të mendosh kur ne të japim sugjerime ti duhet të jesh më i përulur dhe të dëgjosh. Ti ke një dëshirë të imponohesh dhe kjo më vjen keq për ty. Sugjerimet nga të tjerët merri dhe nëse të pëlqejnë përdori.
Reinaldo Gaci: Nuk mund të vihet në dyshim që unë këndoj që 8 vjeç.
DJ Sardi: Këtë e di unë. Sugjerimet ti nuk i pranon.
Reinaldo Gaci: Po ti nuk je vokalcoachi im, kështu që unë mund të të marr parasysh diçka tjetër jo të më mësosh të këndojë.
DJ Sardi: Po mir thuaj vokalcoach-it tënd a ishe në ritëm apo jo. A ka këngë jashtë rritmit apo’ kondra tempo’ siç i thua ti. Unë e kam me studim muzikën, ndërsa ti e ke me të dëgjuar. Unë mbase kam munguar në lëndën e ‘kondra tempos’ e mbase ti mund të më iluminosh.
Reinaldo Gaci: Unë të bëj një sugjerim që të shkosh në New York ku e kam bërë unë me producenten time të marrësh disa leksione se si ndërtohet një këngë soul arenbi.
Gjithashtu kundërshtime pati edhe me Andi Vrapin i cili u shpreh se kënga e Reinaldos është e bukur për t’u dëgjuar në makinë apo në shtëpi, por për në Pallatin e Kongreseve sipas mendimit të tij ishte e mërzitshme.
Andi Vrapi: Unë nuk dua ti hy fare detajeve teknike. Kënga është një këngë që do ta dëgjoja në makinë, në shtëpi, në palestër, por në Pallat të Kongreseve meë fal por ishtë shumë ‘boring’. Krahasuar me performancat e New Artist të tjerë ishte shumë ‘boring’. Unë po e shihja gjysmën e sallës që ishte në telefon.
Reinaldo Gaci:Dëgjoje në krevat më mirë me një gotë vetë.
Ardit Gjebrea: Jam kurioz se çfarë do ti thuash Kleartit. (Qesh)
Andi Vrapi: Ardit se e tha për gotë vere dhe është hera e dytë që ma përmend gotën e verës dhe besoj qëq është një pije që nuk duhet ta përmendësh më ti.
Reinaldo Gaci:Patjetër një gotë verë me ty do të ishte fantastike.
Andi Vrapi: Kurrë! Renaldo është më vonë propozimi.
revista.one/