I sekuestruan makinën Audi A8, Kejvina pozon me një Jet-Ski

I sekuestruan makinën Audi A8, Kejvina pozon me një Jet-Ski

July 18, 2024 0

Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, dogji rrjetin me imazhet e fundit të publikuara në Instagram, e ulur në një Jet-Ski. Ajo solli disa fotografi nga pushimet, ndërsa vjen me disa poza provokuese. Kejvina vuri në pah linjat e saj të përkryera me fustanin e saj të lirshëm prej sateni.

Kjo me sa duket është mënyra për të kaluar “mërzitjen” që nuk arriti ta marrë sërish makinë e dikurshme lukzose që ia kanë sekuestruar.

Më 16 korrik 2024, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar rekursin e Kejvina Kthellës, e cila kërkoi që t’i rikthehej makina luksoze e sekuestruar. GJKKO ka vendosur të rëzojë kërkesën duke vendosur kundër saj.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesja Kejvina Kthella, kundër vendimit nr.224, datë 12.12.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda”, thuhet në vendimin e dhënë sot.

Kejvina Kthella ishte pronare e një makine luksoze “Audi A8”, kur iu sekuestrua nga SPAK. Makinës iu vendos sekuestro së bashku me dhjetra prona të tjera të Redjan Rrajës, me të cilin Kthella kishte patur një lidhje dashurie.

SPAK tha se ndonëse në emër të Kthellës, makina i përkiste tërthorazi Rejdan Rrajës. Ky i fundit është dënuar me burgim për jetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj.

revista.one/