I shpërtheu tritoli në banesë, Duka: Kamerat filmuan autorin me kapuç
January 24, 2022Shpërthim tritoli në shtëpinë e kreut të FSHF-së, Armand Duka. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në lagjen nr.3 të qytetit bregdetar të Durrësit rreth orës 22:06.
Ndërkohë policia ka vendosur shirita në zonën ku ndodhi ngjarja.
Do të jenë kamerat e sigurisë ato që padyshim do të japin ndihmë për të zbardhur ngjarjen në fjalë. Ndërkohë, shtëpia e Dukës është e pajisur me kamera sigurie. Gjatë kohës kur ndodhi shpërthimi, në derën e jashtme, në banesë ishte vetëm bashkëshortja e Dukës. Shpërthimi është ndjerë në të gjithë zonën. Më poshtë, prononcimi i Dukës:
Duka: Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta. Këta nuk lënë krim pa u zbuluar.
Veliaj ka deklaruar se ky është një film i bërë nga ju, është e vërtetë?
Duka: Po ç’lidhje ka more, çfarë filmash
Tek kush keni dyshim
Duka: Unë s;jam polic, kur të bëhem polic do kem dyshime. Faleminderit.
revista.one/