“Ia prenë jetën, mos e provoftë njeri…”/ Reagon për herë të parë nëna e 14-vjeçarit të ndjerë Martin Cani 

“Ia prenë jetën, mos e provoftë njeri…”/ Reagon për herë të parë nëna e 14-vjeçarit të ndjerë Martin Cani 

November 21, 2024 0

Protesta e qytetarëve e nisur nga shkolla “Fan Noli” për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është zhvendosur në Ministrinë e Arsimit.

Në mesazhin e lexuar nga një prej protestuesve, nëna e të miturit shprehet se ikja e Martinit i ka lënë një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë.

Florina Cani, falenderoi shqiptarët për mbështetjen, si edhe qytetarët që i dhanë ndihmën e parë djalit të saj, i cili humbi jetën në spital pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Mesazhi:

“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falënderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit. Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan ajo.

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë. Ja morën të dyja. Mos e provoftë njeri këtë dhimbje. Faleminderit për mbështetjen. Me respekt Florina Cani”-lexoi protestuesja mësuesin.

revista.one/