Identifikohet çifti i turistëve polakë, humbën jetën në aksidentin me motor në Shkodër
May 6, 2022Këta janë Waldemar Makowski 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe. Dy turistët polakë që kishin ardhur për të zbuluar Shqipërinë e bukur.
Udhëtimin po e bënin me motor. Fotot e fundit që kanë postuar në rrjetet sociale janë ato të një dite më parë.
Ata ishin nisur nga Lezha në drejtim të Shkodres, përta vijuar udhëtimin e tyre në zbulimin e Shqipërisë turistike, por rezultoi të ishte udhëtimi i fundit.
Tragjikisht dy turistët nga Polonia, Waldemar Makowski 45 vjeç dhe Marta Makowska 42 vjeçe, gjeten vdekjen në një aksident rrugor në kufirin që ndan Shkodren me Lezhën paraditen e 6 majit 2022.
Motorri me të cilin po udhëtonin u përplas me një automjet tip Golf 5 që drejtohet nga 27 vjeçari me inicialet Gj. D nga Puka. Goditja ishte fatale për çiftin polak, duke gjetur vdekjen në vend, ndërsa pamjet tregojnë se përplasja ka qënë e fuqishme, pasi motorri i tyre është shkatërruar plotësisht.
Drejtuesi i automjetit, të cilin rezulton ta ketë marrë me qira në Shkoder, ju nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi i pastër.
Ai u shoqërua në komisariat ku do të merret në pyetje mbi rrethanat e këtij aksidenti. Në vendin e ngjarjes është gjetur nga policia edhe një pajisje filmimi “Go pro” që përdorej nga turistët.
Ajo do të ekzaminohet për të parë nëse e ka filmuar momentin e aksidentit, ç’ka do të ishte një ndihmë e madhe për uniformat blu në përcaktimin e plotë të dinamikës së këtij aksidenti. revista.one/