Ilir Shaqiri sqaron të vërtetën e kontratës me “Digitalb”

Ilir Shaqiri sqaron të vërtetën e kontratës me “Digitalb”

November 23, 2022 0

Ilir Shaqiri përveç çmimit të madh të Big Brother VIP, fitoi edhe një kontratë me “Digitalb”, ku ai do të ishte imazhi zyrtar i platformës.

Por së fundmi janë ngritur dyshime jo vetëm për marrëdhënien e tij me drejtuesit e “Top Media”, por edhe për bashkëpunimin e tij me “Digitalb.”

Në puntatën e fundit të “Dance Albania”, Iliri shprehu dëshirën që të kërcejë me vajzën e tij Emily, e cila festoi disa ditë më parë ditëlindjen. Ai u shpreh se Emily e ndjek atë përmes aplikacionit, dhe më pas Ermal Mamaqi e pyeti: “Je Akoma imazh i Digitalb ti se s’të kam parë më?”

Përgjigja e Ilirit ishte e shkurtër, teksa ai u shpreh: “I Digitalbit? Atë e di partia”

Ishte vetë Iliri që e riktheu në vëmendje përgjigjen e tij, duke ripostuar bisedën, e cila ishte publikuar fillimisht nga një faqe. Mes të tjerash faqja në Instagram shkruan se “Marrëdhëniet e Iliri me drejtuesit e Top Channel dhe Digitalb nuk janë të mira.”

Por së fundmi balerini ka sqaruar gjithçka duke shprehur se bashkëpunimi me “Digitalb” vazhdon. Megjithatë ai nuk i kurseu ironitë në përgjigjen e tij:

“Sigurisht bashkëpunimi vazhdon, është një kontratë që unë kam me ata deri më 31 shkurt. Po presim spotin e radhës. Noshta ndonjë anije kozmike që do arrijë në hënë”.

revista.one/