Ilir Vrenozi lë garën në Big Brother VIP Albania: Nuk përballoj dot, jam sëmurë

Ilir Vrenozi lë garën në Big Brother VIP Albania: Nuk përballoj dot, jam sëmurë

January 14, 2026 0

Ilir Vrenozi ka lënë garën e Big Brother VIP Albania 5. Ai ka vendosur që të largohet nga shtëpia pasi tha se nuk ndihet mirë dhe nuk e përballon dot.

“Nuk e përballoj dot jam i sëmurë”, i tha ai Stenaldos, teksa kanë shpërthyer të dy në lot duke u përshëndetur.

Ilir Vrenozi, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live”. Ish-konkurrenti tregoi arsyet se përse vendosi që këtë eksperiencë ta linte në mes.

“Një muaj aty m’u duk shumë. E ndava mendjen kur u futa brenda, të mos mendoja për familjen. Ajo është eksperienca më e mirë, e përjetova. Më vjen keq që përfundoi kështu”, u shpreh ai.

“Pas dy javësh, vajtja tek zhavorri… Kisha hallin e shëndetit. Stenaldo është njeriu më i mirë që kam njohur. Ai qau më shumë se për nënën dje, më tha nuk kam me kë të qaj tani. Aty bëhesh si i familjes”.

“Nuk dal dot nga vetja. Nuk bëj dot që të kapem kot, disa persona e bëjnë aty. Mua më kanë dashur aty”.

Iliri nga ana tjetër ishte në një televotim, i cili u vendos të anulohet. Në spektaklin e së martës u largua nga Big Brother edhe këngëtarja Lore.

revista.one/