Iliri kundër Gilbertës: Hap “arkivën” e fotove që ajo ia dërgonte për “ta ngacmuar”
June 4, 2021Ditën e djeshme Gilberta zbuloi përse nuk del më me Ilirin në takime. Ajo tha se para disa kohësh kaloi një situatë shumë të sikletshme, ku dikush e akuzoi për marrëdhënie intime dhe Iliri nuk e mbështeti.
Mirëpo Iliri nuk ka qëndruar në heshtje dhe ka zbuluar se vetë Gilberta e ka ngacmuar në rrjete sociale. Ai u shpreh se Gilberta thotë tjetër gjë në emision, ndërsa në rrjete sociale vepron ndryshe, duke i dërguar foto nga plazhi.
Gilberta e pranoi këtë gjë duke thënë se e bëri si kundërpërgjigje për postimin e Ilirit, ku shfaqej përdore me Lindën dhe sytë i kishte nga Gilberta.
Pjesë nga debati
liri: Nuk kam asnjë interes tek Gilberta.
Gilberta: Lavdi Zoti, më lër rehat. Më lër të qetë.
Iliri: Gilberta tani flet kështu, por edhe më ka dërguar foto, por edhe më ka dërguar foto në plazh duke thënë “Qesh, qesh, unë qesh me detin.”
Gilberta: Po ta ktheva, se më ngacmove në Instagram. Më pas të bllokova. Ti më përmend gjithmonë. Nuk dua të më përmendësh.
Iliri: Ky është ekstremizmi jot.
revista.one/