Ilnisa i përmendi prindërit e vdekur, Erjola Doçi shpërthen keq…
February 10, 2024Një debat i ashpër është zhvilluar mes gazetares Ilnisa Agolli dhe moderatores Erjola Doçi, ku si shkak është bërë vendi i gatimit.
Fillimisht ishte Ilnisa që i shtyu tiganin e gatimit Erjolës, duke rrezikuar një djegie të saj. Ky veprim nuk u prit mirë nga moderatorja, e cila i tha gazetares se ishte skizofrene.
Më pas ishte Ilnisa që tha se moderatorja ishte mashtruesja më e madhe e shtëpisë, ndërsa Erjola iu drejtua me fjalët “Të më kishte rënë vaji mua, e shihje ti si fluturoje”.
Debati:
Ilnisa: Ça taksirati kam
Erjola: Avash se më shtyve tiganin e nxehtë! Deshe me më djeg o skizofrene
Ilnisa: Ça the mi…
Erjola: Shtyve tiganin se ske vend këtu. Skizofrene, se një njeri që do me të djeg me vaj, i tillë është
Ilnisa: Ça the?
Erjola: Po jo ça the, më shtyve tiganin! Më lër rehat!
Ilnisa: Shef ndonjë pasqyrë këtu? Si s’të vjen turp
Erjola: Të kishte rënë një pikë vajë këtu, e shifje ti.
Meri: Ju lutem se jeni me gjëra të nxehta
Ilnisa: Çfarë?
Erjola: Të më kishte rënë vaji mua, e shihje ti si fluturoje! Edhe në polici shkoje, një pikë vaji të më kishte rënë
Ilnisa: Siç më ra mua një pikë vaji?
Erjola: Ik mi se më shtyve tiganin, se është i rrëshqitshëm
Ilnisa: S’ka kamera këtu? Je një hipokrite dhe mashtruesja më e madhe në këtë shtëpi, nuk do mend. Hipokritja më e madhe. Po si s’të vjen turp?
Erjola: Po ik mi ti, se do sherr. Edhe në bukë do sherr!
revista.one/