Ilnisa publikon videon me Meritonin dhe thumbon Eglën: Kjo vaska të kujton gjë?

Ilnisa publikon videon me Meritonin dhe thumbon Eglën: Kjo vaska të kujton gjë?

July 2, 2024 0

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ndodhen me pushime në Turqi, aty ku po kalojnë kohë vetëm me njëri-tjetrin.

Ditën e sotme Ilnisa ka postuar një instastory ku shihet në dhomë e përballë saj ndodhet një vaskë. Ajo i ka drejtuar një pyetje thumbuese Meritonit, që duket sikur e ka për Eglën.

Të të bëj një pyetje, kjo vaska të kujton gjë?”-dëgjohet të thotë ajo.

Meritoni shikon vaskën e më pas nis qesh me të madhe.

@iconstyle.al

Ilnisa i ka drejtuar një pyetje thumbuese Meritonit, që ne na duket sikur e ka për Eglën. “Të të bëj një pyetje, kjo vaska të kujton gjë?”-dëgjohet të thotë ajo. Kujtojmë se brenda BBV Egla u bë virale me pamjet e saj teksa lahej në vaskë. #iconstylealbania #ilnisaagolli #meritonmjekiqi #eglaceno

♬ original sound – ICONSTYLE

Kujtojmë se brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, Egla u bë virale me pamjet e saj teksa lahej në vaskë dhe ngacmonte Meritonin. Teksa Egla lahej në vaskë dhe shijonte një gotë verë, ajo këndonte me zë të ulët por i bëri më pas një pyetje Meritonit.

“Meriton të ka marrë malli për pak shkumë?”, e pyeti Egla, ndërsa ai ia ktheu me “po”.

Gjatë një diskutimi e sipër, dyshja i buzëqeshnin njëri-tjetrit dhe flisnin për situatën e kaluar të vaskës, Meritoni u afrua tek Egla, kjo e fundit më pas i vendosi shkumë në kokë dhe në mjekër.

revista.one/