Ina Aderi eliminohet, por gjeti dashurinë në Big Brother VIP Albania 5, flet Keijsi

Ina Aderi eliminohet, por gjeti dashurinë në Big Brother VIP Albania 5, flet Keijsi

February 18, 2026 0

E eliminuara e radhës në Big Brother VIP Albania 5 ka qenë Ina Aderi.

Rrugëtimi i Inës zgjati 38 ditë në Big Brother, ndërsa brenda lojës pati debate, përplasje si dhe krijoi një romancë me Keijsin.

Teksa Ina u largua, Kristi, i cili ka pasur debate me të, zgjodhi të mos e takonte.

Kujtojmë se  ish-konkurrentja hyri në këtë format pas një situate që kishte pasur jashtë me Keijsin. Asaj iu publikua një klip ku po shkëmbenin puthje, pa dijeninë e Stelinës, e cila veçse nisi një histori me Keijsin.

Këto skena u diskutuan tejet shumë dhe Ina u kryqëzua si nga banorët ashtu edhe nga publiku.

ftuar diten e sotme në studion e Fan Club, ish-banori i Big Brother VIP 5, Keijsi, ka ndarë opinionet e tij pa filtra për banorët që vijojnë lojën brenda shtëpisë. Gjatë diskutimit, Keijsi u shpreh kritik ndaj sjelljes së shumicës së banorëve, duke theksuar se autenticiteti mungon dhe se vetëm debatet i nxjerrin në pah fytyrat reale.

“Të gjithë banorët janë me një maskë, vetëm kur debatojnë e heqin atë. Kam përdorur në shtëpi fjalën falsitet”, u shpreh ai.

I pyetur nga moderatorja, Kiara Tito nëse edhe Ina bën pjesë në këtë kategori, Keijsi bëri një përjashtim të qartë, duke e mbrojtur hapur vajzen me te cilen krijoi dicka brenda shtepise.

“Jo nuk e ka. Ajo po përpiqej që të tregonte se çfarë vlerash kishte. I është bërë një gjyq moral dhe është shumë e rëndë për një femër”.

Sa i përket marrëdhënies së tij me Inën dhe pyetjes nëse e sheh atë si nënën e fëmijëve të tij, ish-banori zgjodhi të jetë i matur, duke theksuar se ndjenjat janë të forta, por koha ende e shkurtër.

“Është shumë shpejt, jam shumë in me Inën, ka karakter të fortë, më ka mbështetur shumë dhe më ka qëndruar shumë besnike”.

revista.one/