Incidenti me Antonela Berishën dhe të motrën, reagon modelja: Më keni ndihmuar…

Incidenti me Antonela Berishën dhe të motrën, reagon modelja: Më keni ndihmuar…

August 15, 2024 0

Modelja Klea Prenga, e cila u sulmua pak ditë më parë nga Antonela dhe motra e saj, ka reaguar sërish me një postim në rrjete sociale.

Ajo u sulmua nga motrat derisa po darkonte në një restorant në Tiranë. Ndërsa ato janë shpallur në kërkim nga policia.

Klea nga ana tjetër ka falënderuar të gjithë për mbështetje në këtë kohë të vështirë.

Postimi i plotë:

“Dua të ju falënderoj nga zemra të gjithëve për mesazhet e ngrohta dhe mbështetjen tuaj pas sulmit që përjetova.

E vlerësoj pa masë kujdesin dhe fjalët tuaja inkurajuese, të cilat më kanë ndihmuar të qëndroj e fortë dhe optimiste në këtë periudhë të vështirë.

Çdo mesazh që kam marrë më ka treguar sa shumë njerëz të mirë kam përreth.

Faleminderit që jeni mua”.

revista.one/