Incidenti me dasmorët, Shpat Kasapi tregon gjendjen shëndetësore
August 10, 2025Pas raportimeve që këngëtari Shpat Kasapi u rrah nga disa dasmorë gjatë një dasme, vetë artisti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Në një InstaStory, Kasapi ka sqaruar se është mirë me shëndet dhe ka theksuar se lajmet janë ekzagjeruar.
Ai ka shpjeguar se gjithçka ka qenë një keqkuptim me disa nga të ftuarit e dasmës dhe ka kërkuar që të mos shqetësohen për situatën. “Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” shkruan ai.

Incidenti ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar fizikisht nga disa persona.
Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë edhe vetë dhëndri i dasmës ku Kasapi ishte i ftuar për të kënduar. Sherri dyshohet se nisi pas vonesës së këngëtarit në skenë.
Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
revista.one/