(VIDEO) Irani sulmoi sërish, zbardhet mesazhi i hakerave: Shqipëria po paguan, loja do të vazhdojë

(VIDEO) Irani sulmoi sërish, zbardhet mesazhi i hakerave: Shqipëria po paguan, loja do të vazhdojë

September 10, 2022 0

Shqipëria ka rënë pre e një tjetër sulmi kiberenetik nga Irani. Këtë herë hakerat kanë goditur sistemin regjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

Lidhur me këtë sulm, reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi se Irani ka sulmuar sërish dhe se po punohet së bashku me aleatët për të mbrojtur sistemin digjital.

Kjo situatë ka sjellë kaos në pikat kufitare në vendit, që aktualisht po punojnë manualisht, ndërkohe që ka radhë të shtuar.

Ky është imazhi që shfaqet në kompjuterët e policisë kufitare, teksa i gjithë sistemi është jashtë funksionit.

“Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës; Dhe kjo lojë do të vazhdojë”, është ky mesazhi që shfaqet.

Irani duket se po vazhdon hakmarrjen. Sulmi i radhës vjen pak ditë pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe dëboi nga vendi diplomatët dhe stafin e ambasadës në Tiranë.

Qeveria shqiptare bëri përgjegjëse Iranin për sulmin në faqet online në muajin korrik. Sulmet janë dënuar gjithashtu edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

Pamjet e hakerave nga kamerat e doganave, pas sulmit në Pikat e kalimit Kufitar të Shqipërisë

Disa orë pas bllokimit të sistemit TIMS dhe kaosit të krijuar nëpër pikat kufitare në të gjithë vendin, është publikuar edhe momenti i parë kur ka nisur sulmi nga grupi iranian Home Land Justice.

Në video shënohet ora 20:00 e 9 shtatorit 2022 në terminalin e Rinasit. Nga video duket që sistemi ka nisur ngecjen pasi polici i bën refresh dhe e mbyll dhe e rihap sistemin. Ndërkohë qytetarët presin në radhë për të bërë verifikimin.

Aktualisht në pikat kufitare po punohet manualisht për regjistrimin e qytetarëve dhe mjeteve që hyjnë e dalin nga vendi.

revista.one/