Ish-banori i BBV4, Gert Ferra zbulon të dashurin sekret të Eglit: Instruktor palestre, quhet…
March 29, 2025ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori Gert Ferra, i cili së bashku me Atalanta Kërçykun kanë analizuar lojën dhe situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen. Teksa po diskutonin ata u ndalën edhe tek raporti i Eglit dhe i Gjestit për të cilin aktori u shpreh se:
Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë atë kthesën e madhe që ‘Unë nuk e bëj më për ty sepse kështu e do ti’. Egli ka gjërat e saj për të na thënë, pasi ka dalë jashtë ka kuptuar që Gjesti mund të ketë diçka të vetën.
Ai shtoi më pas se:
Kjo Egli a ka ndonjë gjë për të na thënë neve në fund të fundit apo do të vazhdojë të na tregojë që unë hyra në shtëpi për të pastuar imazhin dhe jam ajo goca.
Çfarë është kjo?! Po shikojmë çudira, kam për të thënë që kjo Egli ka pasur ndonjë lidhje para se të hyte në shtëpi? A ka lënë ndonjë gjë hapur?
Atalanta u shpreh se Egli ka thënë jo dhe që ka dy vite që nuk është e lidhur.
Atalanta u shpreh se Egli ka thënë jo dhe që ka dy vite që nuk është e lidhur.
Gerti më pas u shpreh se:
Mua më vjen keq sepse po e masakron Gjestin e shkretë, nëse nuk do të kishte qenë ai nuk do dilte ai Xumi në radhë të parë kur nominoi veten dhe Xumin, nuk do ta nominonte kurrë ajo një si Xumi dhe ta nxirrte jashtë vetëm. E kam parë që më ka bërë copë mua dhe çdo banor të shtëpisë dhe nga krahu tjetër arritëm tek pika që thonim: “Do t’i flasësh Gjestit” dhe unë kam arritur deri te pika që kam dëgjuar “Mirë ua bën”.
Sot shikoj që i kthehet atij djalit, që e ka mbajtur në krahë.
Duke qenë se gjithçka është duke u afruar drejt fundit, dinamikat kanë ndryshuar shumë dhe secili synon finalen por çfarë mendon Gert Ferra për këtë?
Nuk më duket më e njëjta shtëpi. Pothuajse në 20 ditët e fundit dhe duket sikur secili ka nxjerrë thikat, shpatat dhe mburojat dhe secili ku të gjejë një cep që të të gjuajë, të të masakrojë dhe të të marrë shpirtin.
Një lloj ekstremi që nuk e di. Pozicionet tashmë u janë bërë të qarta të gjithëve. Shikoj një Gjest që tashmë e tradhtuan të gjithë.
Atalanta e pyeti se kush nga banorët mendon se e ka tradhtuar më shumë dhe Gerti u përgjigj duke thënë se:
Ai po do ta mbajë akoma gjallë shpresën por ai me Eglin e ka mbyllur më duket mua përfundimisht.
E ka mbyll Egli apo Gjesti?
Besoj se e ka mbyllur Egli pasi doli jashtë edhe arriti të dilte në konkluzionin që është sakrifikuar kot për Gjestin. Një gjë që unë e kam parë, kam qenë në shtëpi kur ka hyrë Gjesti dhe e kam parë se si ajo nga dita në ditë, i nënshtrohej Gjestit, shkonte me vulllnet të lirë drejt tij deri në pikën pastaj që e pamë që iu ul në gjunjë dhe i thoshte ‘Më fal’ derisa kaloi në atë ekstremin që edhe asaj nuk i bëri më mirë.

revista.one/