Ish-banori i Big Brother, Elton Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë

Ish-banori i Big Brother, Elton Tozaj: U takuam për sqarim, më lanë për të vdekur në rrugë

December 29, 2025 0

Ish-banori i Big Brother VIP, Elton Tozaj, i cili u dhunua barbarisht pak ditë më parë, tregoi për Top Channel se ka lënë një takim me personat që thotë se e kanë dhunuar, për të sqaruar mes tyre situatën dhe reagimin e tij për lajmet që kishte publikuar.

Sipas tij pasi është takuar ata e kanë dhunuar barabarisht dhe thotë se e kanë lënë për të vdekur në mes të rrugës.

Tozaj, ishte i ftuar në studion e MCN. Me humor, ai u prit me batutën “Erdhi mina me sahat”, të cilën moderatorët e mbështetën plotësisht, duke nënkuptuar reputacionin e tij si “frika e VIP-ave”.

“Edhe kur shkoj në evente, më duhet të maskohem. Më thonë: ‘Nëse ke gjë për mua, ma thuaj që ta rregullojmë bashkë’”, u shpreh ai me ironi, duke treguar se sa i rezervuar është bërë për shkak të raportimeve të tij të fundit.

Në fillim të intervistës, Tozaj u ndal te çështja më e përfolur e ditëve të fundit, përplasja me Luanë Vjollcën, e cila ka angazhuar një avokat për ta paditur për shpifje pas deklaratave të tij se moderatorja ka përndjekur ish-partnerin e saj, Krenar Çoçajn.

“Jam mësuar me telefonata avokatësh dhe nuk e kuptoj në bazë të cilit ligj më marrin,” tha ai.
I pyetur se nga cili avokat ishte kontaktuar, Tozaj u përgjigj:

“Nga avokati i Luanës. I thashë thjesht: Vazhdo me çfarë ke për të vazhduar. Nuk kam frikë, sepse nuk kam thënë asgjë të pavërtetë.”

Ai shtoi se, sipas tij, Luana është e përshtatshme për të prezantuar “Ferma VIP”, por se ka pasur edhe episode “përndjekjeje” ndaj ish-partnerit të saj.

Më tej, Tozaj ngriti dyshime të tjera, duke bërë pyetje publike:

“Para se të merret me gjyq ndaj meje, le t’u japë shpjegim zërave që thonë se është e lidhur me një subjekt të SPAK-ut. Kush ia paguan avokatin? A është e vërtetë që ka lidhje me një person me inicialet A.H., aktualisht në kërkim? Le t’u japë përgjigje këtyre, jo komplimenteve në ekran.”

Për të mbështetur deklaratat e tij, ai u tregoi moderatorëve foto dhe shtoi: “Ne disponojmë edhe video.”

revista.one/